-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ermal Meta publikon librin e tij të parë

Kryesoret

Ermal Meta ka treguar për herë të parë një foto të kopertinës së romanit të tij, i paralajmëruar prej javësh.

Me një shkrim të shkurtër bashkangjitur fotos së librit të tij të parë, me titull “Domani e per sempre” (Nesër e përgjithmonë), ai thotë:“Më në fund në duart e mia. Mezi pres që ta keni edhe ju. Urra! Jam shumë i lumtur. #domaniepersempre nga data 19 maj në të gjitha libraritë”.

Kujtojmë se më herët është zbuluar se librit i janë shitur të drejtat për t’u kthyer në prodhim kinematografik. Ato janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar për të realizuar një seria televiziv.

Personazhet e romanit vendosen në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, SHBA dhe Shqipëri. Ende pa dalë në qarkullim libri ka ngjallur shumë interes nga botuesit kryesorë anglezë dhe gjermanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit