Trajneri Edlir Tetova ka njoftuar se do të largohet nga Egnatia në fund të këtij sezoni, pas tre vitesh të suksesshme.
Në një konferencë për media, ai shpjegoi se ky ishte një vendim personal, pas diskutimeve me presidentin Demrozi.
Tetova do të vazhdojë të drejtojë ekipin deri në fund dhe do të kërkojë titullin në Final Four.
Gjatë periudhës së tij në Egnatia, Tetova fitoi dy herë titullin kampion dhe një herë Superkupën, duke u vlerësuar dy herë si trajneri më i mirë i Superligës.
/5pyetjet.al









