-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 kilometra në këmbë për 2 nxënës, mësuesi ndërron jetë nga ataku kardiak

Kryesoret

Një mësues i përkushtuar, Alban Bejleri, ka ndërruar jetë nga një atak kardiak teksa kthehej në shtëpi pas mbarimit të orarit mësimor në fshatin e largët Marjan, në bashkinë e Maliqit.

Bejleri, i cili kishte një eksperiencë prej tre dekadash në arsim, kishte jetuar pesë vitet e fundit në këtë zonë të thellë, ku jepte mësim për vetëm dy nxënës.

Ai përshkonte çdo ditë në këmbë rreth 7 deri në 8 kilometra për të arritur në shkollë, duke u përballur me kushte të vështira infrastrukturore dhe lodhje fizike.

Familjarët dhe kolegët e tij kanë reaguar me dhimbje dhe indinjatë pas ngjarjes, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe për përgjegjësinë e politikës në sistemin arsimor.

Ata kërkojnë që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen dhe më shumë përkujdesje për mësuesit dhe kushte më të mira pune.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit