Sot doli përpara gjykatës Ajas Sulejmani që përplasi ditën e diel çiftin e bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi me foshnjen e tyre te Rruga e Kavajës.
Kokulur dhe i heshtur, gjykata e la në burg pa afat. Sulejmani i përplasi me “G Class” dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më pas.
Rezultoi se ai ishte nën efektin e drogës. Foshnja ndodhet jashtë rrezikut dhe doli nga spitali, por çifti ende është në spital.