Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur sot në mëngjes në Kosovë, nga Haga ku po mbahet prej muajsh në paraburgim.
Arsyeja e vizitës së tij është sëmundja e babait të tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Mitrovicës, raporton Express.
Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku vendosi që kjo datë të jetë 18 maji 2022, ora 10:00.