Interi është shpallur fituesi i Kupës së Italisë pas një fitoreje drithëruese në kohët shtesë ndaj Juventusit. Një fitore 4-2 që ka ardhur mes shumë emocionesh dhe përmbysjesh nga të dy skuadrat, por edhe polemikash për dy penallti që kthyen ndeshjen për zikaltrit.
Zikaltrit shënuan shpejt me Barela, por më pas i lëshuan plotësisht iniciativën Juventusit që kërkoi me ngulm golin. bardhezinjtë gjetën dy të tillë brenda pak minutash në fillimin e pjesës së dytë me Aleks Sandro dhe Vlahoviç dhe u duk se kishin plotësisht kontrollin e ndeshjes.
Por një penallti e dhënë në minutën e 78-të, e transformuar nga Çalhanollu, vendosi barazinë dhe çoi ndeshjen në shtesa. Aty, ishte një tjetër penallti mes polemikash që soli avantazhin e zikaltërve me Perishiç, ndërsa kroati pak minuta më vonë shënoi edhe golin i cili shënoi golin e 4-2 që vulosi suksesin pas 11 vitesh të skuadrës së drejtuar nga Inzagi.
JUVENTUS-INTER 2-4
50′ Aleks Sandro, 52′ Vlahoviç / 7′ Barela, 80′ (p) Çalhanollu, 99′ (p), 102′ Perishiç