-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasi me makinë çiftin me foshnjën, Sulejmani kërkon lirinë: Nuk punuan frenat

Kryesoret

Ajas Sulejmani pritet të njihet sot me masën e sigurisë pasi aksidentoi një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajshe në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Ajas Sulejmani, me G-CLASS-in e tij të zi kaloi me semafor të kuq dhe përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi në viza të bardha teksa me vete kishin edhe një foshnje 3 muajshe, e cila shpëtoi fatmirësisht pa asnjë lëndim. Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme, ndërsa kanë dalë tashmë nga trajtimi intensiv.

Sulejmani, në seancën e një dite më parë, ka thënë se ai nuk ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe as me shpejtësi të lartë, por shpejtësia ka ardhur si pasojë e një problemi në mjet, të cilit nuk i punonin frenat.

Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit