Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Bundestagut, Thomas Rowekamp, ka reaguar pas vendimit të Presidenti amerikan Donald Trump për tërheqjen e 5000 trupave ushtarakë nga Gjermania këtë të shtunë, duke thënë se është “një thirrje zgjimi”, por jo “një arsye për panik”.
“Partneriteti i sigurisë nuk është një marrëveshje dhe NATO nuk është një pazar. Kjo është arsyeja pse provokimet e vazhdueshme të presidentit amerikan janë të papranueshme”, tha Rowekamp për Rheinische Post. “Megjithatë, tërheqja e mundshme e trupave amerikane nga Gjermania në shkallën e shpallur nuk është një arsye për panik, por një tjetër thirrje zgjimi.”
Ndër të tjera ai shtoi se nuk duhet të lejojmë veten të na çojnë në rrugë të gabuar por duhet të forcojmë me vendosmëri aftësitë tona.
“Evropa duhet të qëndrojë në këmbët e veta në çështjet e politikës së sigurisë – dhe ne e kemi ndjekur tashmë këtë rrugë. Gjermania merr përsipër këtë përgjegjësi dhe gradualisht do të përvetësojë aftësitë konvencionale të amerikanëve së bashku me partnerët e saj evropianë në NATO”, tha ai
Related