-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Partë e marra si kredi në kuadër të “Barazisë Gjinore”, janë mashtrim

Kryesoret

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasli gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se partë e marra si kredi në kuadrin e “Barazisë Gjinore”, në fakt janë një mashtrim.

Qeveria sipas tij, po i përdor këto para në interesin e saj. Vasili theksoi se ky është thjeshtë borxh që i shtohet borxhit publik.

“Po dëgjojmë dokrra pafund, se pse agjencia franceze po na jep para borxh. Kjo kredi është kërkuar me sebepin e barazisë gjinore. Pra kjo nuk ka të bëjë me barazinë gjinore, thjeshtë është një borxh që i shtohet borxhit publik. Cila është e vërteta? Po rëndohemi me një borxh të madh që kalon 2.5 milionë euro, për të mbushur qeverinë.  Këto lekë s kanë lidhje me barazinë gjinore në asnjë rrjesht. Të gjithë ata që e kanë votuar duhet të skuqen. Jepni detaje për 50 milionë euro, për çfarë do të ndahen, ashtu siç miratohet çdo kredi konkrete. Ne jemi përpara një situatë që rëndohet çdo ditë e më shumë.  Me rastin e buxhetit duke marrë eurobodin me 700 milionë euro, deklaroni se nuk do të ketë marrje të borxh i ri. Kemi miratuar me radhë, jo ne 100 milionë nga KFV-ja, dhe kemi dëgjuar vetëm turpe, që duhet të jemi mirënjohës se na japin borxhe. Dhe kur u morën para për OSHE, drejtori i saj deklaroi se po përballohet nga buxheti i vet, dhe jo i shtetit. Ky është një mashtrim”, u shpreh Vasili.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit