-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Shqipëria ka bërë progres masiv në 30 vite

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim foli në “Open”. Yuri Kim u shpreh se është e mrekullushme të jesh ambasadoreja amerikane e Shqipërisë, në këtë moment.

“Mendoj se është e mrekullueshme të jem ambasadorja amerikane teksa mund të festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Siç e dini, vitin e kaluar, festuam 30 vjet që nga rivendosja e marrëdhënieve. Dhe nëse hedhim një vështrim tek 100 vitet si dhe tek 30 vitet, mendoj se të dy palët, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kemi arritur vërtet shumë. Mjafton të shohësh vetëm 30 vitet e fundit; kur bisedoj me miq që e njihnin Shqipërinë në vitin 1991 dhe iu përshkruaj se çfarë po bëjmë bashkë tani, në vitin 2022, e kanë të vështirë ta besojnë. Do t’ju jap vetëm pak shembuj. Në vitin 1991, siç e dimë të gjithë, Shqipëria ishte një nga vendet më të varfra në botë dhe në ato 30 vjet, ndërsa Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste, mendoj se populli shqiptar e ka provuar veten se është qëndrestar dhe kanë frymëzuar botën me vendosmërinë e tyre. Prandaj u shpreha kur arrita këtu që programi ynë këtu, agjenda jonë është që të përqendrohemi tek demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Pra, jeni çliruar nga diktatura komuniste; institucionet e demokracisë dhe ligjit, sundimi i ligjit, janë instaluar dhe po punojmë për t’i forcuar sa më shumë mundemi.”, u shpreh Kim.

Më pas Kim u ndal te tranzicioni që kja kaluar Shqipëria, duke arritur sot pas shumë vitesh. Ndaj, ky është një ndryshim historik, sipas saj,

“Ju keni kaluar nga një vend i varur në një vend që është anëtar i NATO-s në 2009, një vend që është në pragun e Bashkimit European dhe, nga 1 janari i këtij viti, një vend që ulet në krah të Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe, si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ky është një kapërcim i madh. Dhe sigurisht çështja e dytë është mbrojtja. Dhe në 30 vjet, 100 vjet, kemi kaluar nga një diktaturë komuniste e mbyllur ndaj botës, tek Shqipëria që tani mirëpret forca të SHBA, duke filluar nga ky vit. Ndaj, ky është një ndryshim historik.”, tha Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit