-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dorëzuar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këtë e ka konfirmuar Sharr Jakupi, shefi i kabinetit të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në një postim në Twitter ai ka thënë se aplikimin e ka bërë vetë ministrja.

“Mund të konfirmoj: Qeveria e Republikës së Kosovës ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës paraditen e së enjtes fillimisht miratoi në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas njoftimit të Qeverisë, me këtë vendim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u obligua që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë.

Pranimi i anëtarëve të rinj bëhet me votat e 2/3 të shumicës në Asamblenë Parlamentare. Asambleja Parlamentare përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare.

Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

Kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës reagoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Presidenti serb, të enjten, në Beograd tha se me këtë veprim Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë të Brukselit.

“Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje dhe në një psikozë konflikti, por të japim një përgjigje të fortë, në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se për premten ka caktuar një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe në javët në vijim, “Serbia do të bëjë çmos për të treguar se mund ta shpëtojmë vendin tonë”.

Marrëveshja e Uashingtonit, apo Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

Afati i kësaj marrëveshjeje ishte paraparë të zgjatë një vit, por Departamenti i Shtetit më herët kishte inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që ta vazhdojnë moratoriumin për çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike, pikë e cila ishte pjesë e marrëveshjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit