Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet brenda parlamentit të Gjermanisë.
“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schëabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti.