Ish kryeministri, Sali Berisha ka përmbyllur takimin e tij të parë elektoral në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD në 22 maj, ku përballë tij do të garojë Ibsen Elezi.
Në dalje të godinës ku po mbante takimin me simpatizantët demokratë, Berisha u pyet mbi deklaratën e Taulant Ballës sa i përket refuzimit të negociatave me ish kryeministrin.
Berisha u përgjigj se me këtë refuzim, Balla nuk bënte gjë tjetër veçse e nderonte.