-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha u hoqi, me çfarë tagri negocioni? Alibeaj: Po pres PS (Qytetari revoltohet LIVE)

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se është në pritje të PS-së dhe dy grupeve të tjera lidhur me procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Por në cfarë tagri negocion Alibeaj, kur Sali Berisha e shkarkoi nga posti? Alibeaj këtë e cilësoi histori të tejkaluar.

Besoj që është një çështje që është tejkaluar. Grupi i PD është mbledhur disa herë, një pjesë ka pasur mundësi të shprehet. Kjo është histori, e kemi thënë shumë kohë më parë. Kjo është një çështje e rëndësishme, solemne.

Nuk flas në titull personal, por në emër të të gjithë deputetëve të PD-së, që kanë shprehur opinionin e tyre. Pres përgjigjen publike të gjithë shumicës dhe grupeve të tjera me këtë çështje” tha ai.

Në momentin që Alibeaj po fliste një qytetar i revoltuar po bërtiste jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit me thirrjet “Zoti e bekoftë Amerikën dhe Yuri Kim”. Kjo bëri që Alibeaj ta mbyllte më shpejt deklaratën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit