Mediat greke kanë raportuar një ngjarje të pazakonshme. Një avokat grek 62-vjeçar, ka ndërruar jetë ndërsa ndodhej në gjykatë.
Mediat greke raportojnë se ai fillimisht kishte deklaruar se nuk dihej mirë dhe kishte dalë nga salla e Gjykatës së Patras, por ndërsa ishte duke ecur, kishte rënë në tokë në gjendje të fikti. Edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta dhe ai u transportua në spital, mjekët nuk mundën ta rikthejnë në jetë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes të jetë një goditje në zemër.