Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke folur për Gjykatën Speciale, tha se ky proces që nga fillimi ka qenë i dëmshëm.
Ai thotë se edhe deputetëve ua ka thënë në fillim se nëse nuk themelohet Gjykata Speciale, Kosova nuk do të kishte humbur asgjë.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim, kurse tani Kosova po i kryen të gjitha obligimet që i ka për marrëveshjen ndërkombëtare, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare sa i përket mbrojtjes.
Për mundësinë që në të ardhmen t’i vizitojë ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Konjufca tha se do t’i vizitojë të gjithë ata që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Kur të vijë momenti për t’i vizituar ata në Hagë, do t’i vizitoj dhe do t’i takoj të gjithë atje”, tha ai në televizionin publik.