Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq, pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë u shpreh se dy shtete të mëdha po e përkrahin Kosovën për njohje të reja.
Ai gjithashtu tha sot se katër vende tashmë e kanë marrë vendimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës, dhe se notat e tyre ia dorëzoi presidentit, Aleksandar Vuçiq.
“Përmes punës së shërbimeve tona, kemi marrë informacione se të paktën dy shtete të mëdha aktualisht po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën në fushatën e saj për njohje të reja, dhe unë i dorëzova presidentit Vuçiq nota diplomatike nga katër vende që e tërhoqën njohjen nga Kosova. Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiqin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme. Me këtë gjest duam t’u japim një shans shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Selakoviq.