-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat për presidentin e ri, reagon OSBE: Nevojitet proces gjithëpërfshirës  

Kryesoret

OSBE ka reaguar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Me anë të një deklarate, prezenca e OSBE në Shqipëri bën thirrje për një proces gjithëpërfshirës.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, ditën e hënë do të mbahet raundi i parë në parlament për zgjedhjen e presidentit të vendit. Deri tani nuk ka një emër për të cilin është rënë dakord mes mazhorancës dhe opozitës. Këtë të premte, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, pritet të takojë Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën, ndërsa Enkelejd Alibeaj nuk ka pranuar të marrë pjesë në këto takime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit