Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, italiani Christian Panucci ka folur në lidhje me finalen e Conference League në Tiranë. “Air Albania” mirëpret Romën dhe Feyenoord në 25 maj në 21:00, me kërkesat që kanë qenë të shumta për bileta. Ish-lojtari i Romës ka treguar edhe recetën e suksesit, duke treguar eksperiencën dhe kohën e tij për dy vite (qershor 2017-mars 2019) si trajneri i Kombëtares.
“Finalja në Tiranë? Stadiumi i Tiranës është i vogël, por është super. Mund ta arrish lehtë stadiumin në këmbë nga qendra e kryeqytetit. Italianët do të ndihen mirë në Shqipëri, siç u ndjeva dhe unë, ata janë mikpritës dhe të dashur. Për mua, puna atje ishte e mrekullueshme.
Duhet ta interpretosh mirë. Të duhet tensioni i duhur që të mos e komplikosh jetën. Përqendrimi në rregull, pa nervozizëm. A mund ta trembë Feyenoord, Romën?
Kur arrin në fund do të thotë se vlerat janë aty. Unë i pashë, ata luajnë një me topa të shpejtë. Nuk eliminuan rastësisht një ekip si Marseille. Shpresoj që Roma të tregohet serioze “, tha Panucci.