Rusia ka dëbuar 10 diplomatë rumunë dhe një bullgar.
Kjo si hakmarrje për një lëvizje të ngjashme nga të dy vendet pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.
Ministria e Jashtme rumune tha në një deklaratë të premten se “Federata Ruse shpalli persona non grata 10 punonjës të ambasadës rumune në Moskë”.
Lajmi u konfirmua nga Moska dhe pason dëbimin më 5 prill të 10 diplomatëve rusë “veprimtaritë e të cilëve shkelën Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.
Ministria e Jashtme ruse tha gjithashtu të premten se “kundërshton me vendosmëri përpjekjet e pabaza të palës rumune për të fajësuar Rusinë për krimet e luftës në Ukrainë”.