Një sulm me raketë në një autobus ushtarak ka vrarë 10 ushtarë dhe ka plagosur nëntë të tjerë në veriperëndim të Sirisë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve e vendit “SANA”.
Numri i të vdekurve është më i madhi i raportuar në radhët pro-qeveritare nga një sulm rebel, që nga një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia në mars 2020.
Armëpushimi kryesisht është mbajtur pavarësisht sulmeve sporadike nga të dyja palët, duke përfshirë sulmet e vazhdueshme ajrore ruse.
Grupi rebel sirian Ahrar al-Sham postoi një video në kanalin e tij Telegram duke treguar një raketë duke goditur një autobus.
Kreu i lëvizjes shiite të armatosur rëndë të Libanit Hezbollah, i cili ka ndërhyrë në Siri në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad, ofroi ngushëllimet e tij për të vdekurit në një fjalim televiziv më vonë të premten.
Një burim ushtarak pro Damaskut i tha “Reuters” se të vrarët në autobus ishin luftëtarë shiitë pro-qeveritar nga qytetet Nubl dhe Zahraa.