Blerim Preçi është 28-vjeçari që iu bë atentat në Lezhë mbrëmjen e sotme.
Preçi ishte duke lëvizur me automjet së bashku me kushëririn e tij Klinsenin, ndërsa është qëlluar në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.
Atentati ndodhi rreth orës 20:00 dhe autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve, dëshmitarët bëjnë me dije se, 28-vjeçari Preçi sapo ka dëgjuar të shtënat ka frenuar dhe është hedhur nga automjeti.
Fouristrada ka vijuar lëvizjen edhe për disa metra dhe ka përfunduar jashtë rruge.