-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Lezha: Kërcënimi i përsëritur i gurvernatores dhe qeverisë ka dështuar

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e kësaj të diele ka zhvilluar një takim me demokratët në Lezhë për zgjedhjen e kreut të PD-së.

Berisha tha se opozita e PD-së po ja del mbanë pavarësisht çdo lloj kërcënimi.

“Ju jeni në një mision fisnik, ndoshta edhe më të madhin e jetës tuaj. Në vitin 90-të, ne e përmbysëm komunizmin bashkërisht, dhe ai ishte një mision historik, por ishte dhe një destinacion hiostorik, kurse në gjysmën e dytë të vitit 21 dhe deri sot, ne ringjallëm i rikthyem vendin opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem në jetë ashtu siç duhet të ishte si forcë politike opozita Partinë demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të jashtëzakonshme, dhe forca e vetme që ne kishim ishte forcva e idealeve tona. Ne kishim kundër një qeveri që nuk ka ligj as moral se në një vend demokrat kurr një qeveri nuk mendon të marrë peng opozitën. Ne kishim kundër një pseudoopozitë e cila shërbehej në të gjitha mënyrat nga qeveria. Fatkeqësisht ne kishim kundër, ndoshta mafein më të rrezikshme ndërkombëtare atë të Xhorxh Sorosit, censura, kërcënime nga më të shumtat u bënë ndaj jush. Dështuan deklarata e përsëritura të guvernatores, e cila jashtë çdo lloj parimi, në çdo hap të rëndësishëm që bënin do të bënte një deklaratë për tu dekurajuar ju. Në të gjitha këto kushte ne arritëm në një betejë epike, demokratike kundër autokracisë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit