Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Selenica e Vlorës. Policia bën të ditur se një 47-vjeçare është gjetur e pajetë nga babai i saj në banesë.
Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se 47-vjeçarja është vetëvarur.
“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.