Policia e Kosovës ka njoftuar se në një depo në Vushtrri është gjetur i pajetë një person.
Njësitë policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.