Një person është paraqitur i plagosur në spitalin e Sarandës në orët e para të së dielës. Nga të dhënat e para nga spitali i Sarandës, mësohet se ai ka plagë në qafë, të cilat mund të jenë shkaktuar nga një kaçavidë.
Mësohet se personi i plagosur është 38-vjeçari Erlind Dumani. Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri”.
38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasi ka marrë mjekimin është larguar drejt banesës së tij. Aktualisht policia vijon hetimet, ndërsa ende nuk dihet autori i ngjarjes në fjalë si dhe motivet.