Në takimin e sotëm me demokratët në Lezhë, njëri prej tyre iu drejtua ish-kryeministrit Berisha duke i thënë se e do më shumë se fëmijët e tij e se Gaz Bardhi me Bashën janë lepuj.
“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë.
Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.