Është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të anëtarësohet në NATO, ka thënë kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Pacolli një nevojë të tillë e theksoi pas kërkesës për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë, përkatësisht vendimit të të dyjave për t’u anëtarësuar.
“Kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë vendime historike dhe lidership i dëshmuar që, pavarësisht parimeve të tyre, dëgjojnë vullnetin e popullit për kufij më të sigurt. Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake”, shkroi Pacolli në Facebook.