-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Francesku shpall 10 shenjtorët që i bashkohen Kishës Katolike

Kryesoret

Dialog kundër tensioneve, luftërave, distancave që shtohen gjithnjë e më shumë në botë. Papa Françesku vuri theksin mbi situatën aktuale dhe barrën e rëndë të dramave, që mbart mbi shpinë, ditën e sotme teksa shpalli 10 shenjtorët e rinj që iu bashkuan Kishës Katolike ditën e sotme. E, menjëherë pas, në fund të Meshës së shenjtërimit në Sheshin e Shën Pjetrit, kujtoi shembullin e shenjtorëve të rinj, duke uruar të jenë ndërmjetës të paqes dhe frymëzues për ata, që u prijnë vendeve dhe popullsive të botës.

“Ndërsa mjerisht në botë rriten distancat e shtohen tensionet dhe luftërat, shenjtorët e rinj frymëzojnë zgjidhje të përbashkëta, udhë dialogu, posaçërisht në zemrat dhe mendjet e atyre që kanë detyra me përgjegjësi të mëdha e janë thirrur të jenë protagonistë të paqes, jo të luftës”, tha Berisha.

Papa ia drejtoi këtë thirrje një sheshi, prej nga e ndiqnin më se 50,000 besimtarë nga Italia dhe nga e gjithë botai. Papa i falënderoi, para se të thoshte lutjen e Mbretëreshës Qiellore tek këmbët e shtatores së Virgjërës Mari, vendosur në treme, nën pesë sixhadet me fytyrat e shenjtorëve të rinj.

“Përpara se të përfundoj këtë festë eukaristike, dëshiroj t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj të gjithë: kardinajtë, ipeshkvijtë, priftërinjtë, veçanërisht ata që u përkasin familjeve shpirtërore të Shenjtorëve të rinj dhe të gjithë besimtarët, popull besnik i Zotit, mbledhur këtu nga shumë vende të botës”, tha Papa Françesku.

Papa më pas tërhoqi vëmendjen tek gjashtë burrat dhe katër gratë, që sapo i lartoi në nderimin e altarit:

“Është bukur të vëresh se, me dëshminë e tyre ungjillore, këta shenjtorë favorizuan zhvillimin shpirtëror dhe shoqëror të kombeve të tyre përkatëse, e jo më pak, edhe të gjithë familjes njerëzore”, përfundoi Papa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit