Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, në një dalje televizive ka folur për çështjen e Presidentit, duke thënë se Kurti nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje me opozitën.
“Ne po shkojmë pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja dhe këtë me vullnetin politik të Kurti, i cili nuk do të siguroj marrëveshje.
Në rast se ti i fton palët dhe pas takimet del e prapë tenton të marrësh përkrahjen e publikut se të njëjtit janë të pamjaftueshëm për ty, kjo është vetëm një lojë të cilën ai do ta përdorë për zgjedhje”, tha Kodra.









