Qëndrimi i Suedisë mbi bashkimin e aleancës është qartësisht pro, por bazat ushtarake në territorin e saj, vështirë se i pranon.
Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga vendi nordik, ku nëpërmjet një deklarate për shtyp nga partia në pushtet, bëhet me dije se do të fillojë puna për aplikimin e Suedisë në NATO.
Mirëpo, socialdemokratët, nuk e kanë në dëshirën e tyre që të marrin përsipër mbajtjen e armëve bërthamore në tokën e tyre apo edhe ndërtimin e bazave ushtarake të NATO-s.
Një deklaratë më e zgjeruar për shtyp pritet ndërkaq nga liderja suedeze, Magdalena Andersson, e cila pritet të japë qëndrimin zyrtar së shpejti.
Rrugëtimi për aplikim gjithsesi, duket mjaft i mundshëm, duke parë edhe deklaratën e ngjashme nga Finlanda disa orë më parë.