-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Triporti” i Vlorës me koncesion për 10 vite, 40 milion euro investim

Kryesoret

Nis zbatimi i kontratës së konçesionit i Triportit në Vlorë. Ky projekt do të realizohet nga një konsorcium i përberë prej 5 kompanish të cilët do të investojnë një vlerë prej 40 mln eurosh.

Kjo kontratë do të ketë një kohëzgjatje prej 10 vitesh.

Gara për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Triportit në Vlorë u hap vitin e kaluar, teksa ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikonte një vlerë projekti prej 44.9 mln Euro.

Në dokumente përcaktohet se pagesa nga buxheti i shtetit do të fillojë pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit

Ky projekt parashikohet të ndërtohet 9 km në Veri-Lindje të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin e peshkimit të këtij qyteti të quajtur “Triport.”

Aktualisht ky port shërben vetëm  për peshkim ndërsa pas përfundimit të investimit nga koncesionari parashikohet ndërtimi i kalatave të reja që do të shërbejnë për përpunim të mallrave dhe transportin e pasagjerëve.

Në dokumentet e projektit  theksohet se Triporti i Vlorës do të jetë edhe një pikë ankorimi i rëndësishëm për jahtet duke ndikuar pozitivisht në turizëm për të gjithë zonën e jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit