Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ngjarja është shënuar rreth orës 14.00, dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Nga pamjet shihet teksa mjeti është shkrumbuar plotësisht. Makina është e tipit Mercedes Benz.
Në vend ngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.