“Atëherë kur të jetë gjë e mençur për të treguar, ua them se cilat shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pyetur rreth shteteve të cilët u deklarua nga krerët serbë se kanë “çnjohur” Kosovën.
Atë që kryediplomati serb Nikolla Selakoviç tha se ia ka dorëzuar presidentit serb notat diplomatike të katër shteteve që kanë kthyer mbrapsht njohjen e Kosovës, Vuçiç refuzoi t’i identifikojë cilët janë këta shtete.
Të tregohet se për cilat shtete bëhet fjalë, tha Vuçiç, “do të thotë të vë Serbinë në pozicion të tmerrshëm”.
Dy shtete, të cilat Vuçiç përsëri nuk i theksoi me emër, tha se po provojnë të parandalojnë Serbinë t’i realizojë këto çnjohje.
“Perëndimi është hipokrizi, sepse provon të parandalojë Serbinë të ruajë integritetin [e “saj” territorial] derisa në të njëjtën kohë ruan integritetin [territorial] të Ukrainës”, tha Vuçiç për Tv Prva në emisionin e mëngjesit të së dieles.
Vuçiç mes tjerash akuzoi edhe Rusinë për hipokrizi dhe mungesës së parimeve duke iu referuar deklaratës së Vladimir Putin për Kosovën dhe konfirmimit të pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ai tha se “për që perëndimi nuk ka parime e kemi ditur, kurse tani e kuptuam që as Rusia nuk ka “.