-sidi education-spot_img
11.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 civilë të vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë

Kryesoret

Të paktën dhjetë civilë janë vrarë nga granatimet ruse në një qytet në lindje të Ukrainës më 16 maj, tha guvernatori i rajonit të Luhanskut, teksa ministri i Mbrojtjes së Ukrainës dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilluan një bisedë telefonike.

Serhiy Hayday tha se civilët u vranë në Severodonjeck, pasi më herët kishte njoftuar se nga granatimet e rënda kishte shpërthyer zjarr në zonat e banuara.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se me sekretarin Austin kanë diskutuar për situatën në fushëbetejë dhe se biseda e Austinit kishte pasur një bisedë të ngjashme që zyrtari amerikan kishte zhvilluar me homologun e tij rus javën e kaluar.

Reznikov tha se i tregoi sekretarit Austin se si forcat ukrainase me sukses po përdorin obusët 155-milimetërsh që SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës.

Ukraina ka dislokuar në vijat e frontit shumicën e obusëve të rinj që ka pranuar nga SHBA-ja ka njoftuar se edhe ndihma tjetër ushtarake është nisur drejt Ukrainës.

Ofensiva ruse në lindje vjen teksa NATO tha se pushtimi i Moskës, që nisi më 24 shkurt, nuk po shkon sipas planit dhe se ofensiva për të marrë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, ka ngecur./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit