Masakra e Srebrenicës ndodhi në korrik të vitit të largët 1995, ndërsa Sali Berisha paraqiti 27 vjet më pas një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për dënimin e gjenocidit serb.
Mazhoranca e rrëzoi atë me pretendimin se Sali Berisha ka ndihmuar Serbinë me naftë në atë kohë, duke ngjallur reagime të shumta pas votimit.
I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, Aldo Bumçi dhe arsyet pse rezoluta u propozua pikërisht në këtë kohë.
“9 muaj më parë kaloi një ligj që Mali i Zi dënonte gjenocidin. Mali i Zi e bëri sepse ka tentativa nga Serbia për të mohuar gjenocidin në Bosnje. Ka një politikë serbe nën atë që quhet bota serbe. Po nxiten incidente në Malin e Zi, po nxit destabilizimin e Bosnjës. Është një Serbi e cila po armatoset. Ne nuk arrijmë dot 2 përqindshin që na kërkohet nga NATO. Pse ky armatim i Serbisë në këto momente.
Kryeministri Rama thotë jam me Vuçiç dhe jo me Kurtin”, tha Bumçi.