Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin dytësorë, Lezhë-Rrilë.
Dy automjete janë përplasur, për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët dhe një pasagjer. Policia ka bërë me dije se gjendja e njërit nga shoferët është më e rëndë.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ka ndodhur një aksident automobilistik në të cilin janë përfshirë 2 automjete.
Për pasojë janë lënduar drejtuesit e të dy automjeteve, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.