-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ashensori kapi barelën, si arriti punonjësi ta shpëtonte të moshuarën në QSUT?

Kryesoret

Për aksidentin e rëndë, të ndodhur në ashensorin e QSUT këtë të hënë kanë dal detajet sesi punonjësi arriti ti shpëtonte jetën të moshuarës.

Mësohet se dera e ashensorit ka zënë barelën ku ka qenë i moshuari, por punonjësi i QSUT-së ka arritur ta mbajë me forcë derën dhe të largojë pacienten, 80-vjeçare nga barela.

Ata kanë ngecur të dy në pjesën brenda ashensorit, ndërkohë siç shihet edhe në foto barela është shtypur nga dera.

Deri më tani nga hetimet janë procedohen dy persona, Ermal Braja teknik dhe Ardian Sulollari, administratori i firmës.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

  • E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;
  • A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit