Sot do të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, por që do të “digjet” pa kandidatë. Komisioni i Ligjeve është mbledhur formalisht.
Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi që dështoi i shkon shumicës, që u dogj raundi i parë, prandaj i kërkoi reflektim për një emër konsensual.
“Duket se është e qartë që në raundin e parë nuk do të ketë një kandidaturë. Ajo që unë do të doja të thosha, që këto mbledhje nuk do të jenë vetëm rutinë. Qëndrimi ynë është i tillë, kushtetuta përcakton që procesi përcakton që procesi të zhvillohet në bazë konsensuale dhe që opozita të ketë një rol substancial.
Shumica nuk i ka numrat dhe legjitimitetin që të vazhdojë e pa trazuar. Tre raundet e para, presidenti dhe procedura, të jetë e tillë. Në presim qëndrim nga ju. A jeni ju për zgjedhjen e presidentit, sipas frymës së Kushtetutës dhe procesi të mos zhvillohet në lojë të vogël brenda parlamentit. Dështimi raundit të parë qëndron mbi supet tuaja” tha ai.
Asnjë emër nuk u propozua as nga mazhoranca dhe as nga opozita deri në orën 16:00 të ditës së djeshme, kur përfundoi edhe afati i caktuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kjo automatikisht bën që Parlamenti të mblidhet pasditen e nesërme në orën 17:00 dhe ta cilësojë të ezauruar pa një kandidat raundin e parë të votimit për Presidentin e ri.
Raundi i dytë duhet të zhvillohet jo më vonë se data 23 Maj. Socialistët kanë bërë të qartë se në tre raundet e para do të synojnë një emër konsensual. Ndërkohë në dy raundet e fundit Presidenti i ri do të zgjidhet me 71 vota sipas përcaktimit kushtetues.