Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u ka kërkuar anëtarëve të tjerë të një aleance ushtarake të dominuar nga Rusia që të qëndrojnë të bashkuar.
Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin se shpreson të zgjasë konfliktin në Ukrainë në një përpjekje për të dobësuar Rusinë.
Lukashenko, duke folur në një samit të liderëve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Moskë, tha se “sanksionet djallëzore” kundër vendit të tij dhe Rusisë mund të ishin shmangur nëse grupi do të kishte folur me një zë të bashkuar.
“Pa një front të bashkuar, Perëndimi kolektiv do të ngrejë presion mbi hapësirën post-sovjetike,” tha Lukashenko në fjalën e hapjes televizive, duke iu drejtuar presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.