-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olsian Çela raporton në KLP, Tirana mban rekord me 9149 procedime

Kryesoret

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka paraqitur ditën e sotme një raport në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, lidhur me punën e bërë nga institucioni që përfaqëson.

Sipas raportit të dorëzuar vihet re se janë mbartur 18 mijë dosja nga viti 2021. Ndërkohë gjatë një viti janë mbyllur 25 mijë dosje.

Për sa i përket performcanës së prokurorive, Tirana mban rekord me 9149 procedime të regjistruara pranë gjykatës së shkallës së parë.

Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %, etj, ndërsa performanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier.

Të dhënat sipas secilës prokurori për vitin 2021 që tregojnë totalin (volumin e punës) janë: -18192 çështje të mbartura, -28349 çështje të regjistruara, -934 çështje të rifilluara dhe -13501 procedime të mosfilluara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit