-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Topalli: Në Shqipëri s’mund të gjejmë një “Mattarella”

Kryesoret

Jozefina Topalli, e ftuar në A2 CNN, u shpreh se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri duhet të ishte më serioz dhe kjo gjë arrihej nëse “në tryezë do të uleshin njerëz që përfaqësojnë një numër të caktuar votash dhe jo njerëz që nuk përfaqësojnë vota”.

“Procesi duhet të bëhej serioz. Unë nuk besoj se në Shqipëri do të arrijmë të gjejmë një Mattarella të gjithëpranuar, siç ndodhi në Itali, por nëse në tryezë do të uleshin njerëz që përfaqësojnë një numër të caktuar votash dhe jo njerëz që nuk përfaqësojnë vota, produkti mund të ishte më serioz”, tha Topalli.

Në lidhje me faktin që mazhoranca përjashton Sali Berishën nga këto negociata, Topalli tha: “Prandaj është proces atipik, pasi nuk mund të përfaqësosh askënd që është përfaqësues. E pamë çfarë ndodhi me rezolutën për Srebrenicën. Rithemelimi është përfaqësues i vullnetit të qindra mijëra shqiptarëve. Është e vërtetë që mazhoranca i ka numrat, por a e ka legjitimitetin për të marrë edhe këtë institucion? Në kushtet kur pushtetet janë përqendruar kaq shumë, duhet të kemi mençurinë institucionale për të ndarë të paktën këtë pushtet, që është pushtet i dobësuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit