Projekti i qverisë për ndërtimin e HEC-it të Skavicës mbi lumin Drin, ka ngritur në protestë banorët e Dibrës.
Ata kanë dal në vendin ku duhet të ndërtohet diga me pankarta në duar ku shkruhej se “Skavica do të zhduk Dibrën përgjithmonë”, pasi sipas tyre ndërtimi i HEC-it rrezikon zhdukjen e 35 fshatrave.
“Mos luaj me Dibrën se do luash me veten. Mos luaj me gjakun e të parëve tonë se do përfundosh atje ku nuk e mendon. Hajde e fol me popull se nuk mund ta bësh në këtë mënyrë. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD e të PS që janë dibranë, të vijnë këtu. Nuk jemi ne ata që na marrin nëpër këmbë dhe na frikësojnë. U bëjmë thirrje qeverisë të vijnë këtu ose ndryshe do bllokojmë çdo rrugë. Përmbyten 35 fshatra. Boll e ke plaçkitur Shqipërisë”, u shpreh njëri prej protestuesve.
Ndërkohë që ministria e energjetikës ka treguar rreth një viti më parë se projekti parashikon ndërtimin e një dige me lartësi 443 metra.
Sa i takon prodhimit të energjisë elektrike, fuqia e instaluar do të jete 210 megavolt, ndërsa prodhimi vjetor llogaritet 915 GWh.
Nëse do të ndërtohet ky variant, hidrocentrali i Skavicës do të jetë i katërti në vend, ndërsa për prodhimin do të jetë pas Komanit dhe Fierzës.