-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimet me bomba, alarmohen shkollat në Beograd

Kryesoret

Disa shkolla në Beograd janë alarmuar nga pretendimi se në oborret e tyre janë vendosur sasi të mëdha eksplozivi.

Ky ishte mesazhi që i mbërriti disa prindërve në Beograd mëngjesin e së hënës, duke i kërcënuar ata për vendosjen e bombave në shkollat e kryeqytetit serb.

Lajmi është raportuar nga mediat në Beograd, duke krijuar kaos në shkolla. “Për shkak të kërcënimeve për bombë të vendosur në shkollë, ju lutem informojini fëmijët dhe prindërit që nuk do të zhvillohet mësim derisa të kryhen procedurat e nevojshme”, ka lëshuar njoftim një nga shkollat që ka marrë kërcënim.

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore, por edhe të mesme që kanë marrë kërcenim janë vendosur në ambientet e jashtme të shkollave ku është krijuar kaos, pa ditur se çfarë do të ndodhë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Një rast i ngjashëm ndodhi më 27 prill edhe në Malin e Zi, ku u u dha alarmi për bombë në 41 shkolla. Mësimi u pezullua, ndërsa pas kontrolleve, Njësitë Speciale nuk gjetën asnjë eksploziv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit