Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me një shkrim të botuar sot në gazetën austriake “Kronen Zeitung” që pretendon për një histori lobimi në SHBA nga bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta përmes një kompanie “offshore”.
Në shkrim lakohet edhe emri i Kryemadhit. Kreu i shtetit tha se është një histori e rifabrikuar dhe se do ta çojë në gjyq. Kryetarja e LSI-së i ka dhënë një përgjgjie edhe më të fortë.
“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.
P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë.
Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve” shkruan ajo.