-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendet baltike në krah të Suedisë dhe Finlandës për në NATO

Kryesoret

Ministrat e Punëve të Jashtme të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë kanë miratuar planet e Suedisë dhe Finlandës për të kërkuar anëtarësimin në NATO.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, ministrat e jashtëm i quajtën vendimet “historike” dhe thanë se ata “do të bëjnë atë që duhet për të ndihmuar të dy vendet”. “Ne kemi besim se Suedia dhe Finlanda do të kontribuojnë në unitetin, solidaritetin, kohezionin dhe forcën e Aleancës dhe të gjithë zonës transatlantike, në një kohë kur mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi është gjithnjë e më kompleks”, thuhet në deklaratë.

Ministrat shtuan se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës “do të rrisë gjithashtu në masë të madhe sigurinë e rajonit të Detit Baltik”, si dhe “do të hapë perspektiva të reja për formatet nordike-baltike dhe formate të tjera rajonale të bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë”.

“Ne po angazhohemi për të promovuar ratifikimin e shpejtë të protokolleve të pranimit pasi ato të nënshkruhen,” shton deklarata e përbashkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit