-sidi education-spot_img
28 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta ndaj Iranit/ Trump: NATO po bën një gabim shumë të trashë

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër Gjermaninë dhe vendet e tjera të NATO-s për mosofrimin e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Qëndrimi i aleatëve është “mjaft shokues”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Trump u shpreh i zhgënjyer me aleatët. “Mendoj se NATO po bën një gabim shumë të trashë”. Ky rast ishte një provë për aleancën, shtoi Trump.

“Ne e ndihmuam Ukrainën, por ata nuk po ndihmojnë me Iranin, edhe pse të gjithë e pranojnë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”, kritikoi Trump. “Ne si Shtete të Bashkuara do ta mbajmë mend këtë sepse e shohim si mjaft tronditëse”, tha Trump në një pritje për kryeministrin irlandez, Micheál Martin në Shtëpinë e Bardhë.

Trump risolli në vëmendje sërish edhe mundësinë e një tërheqjeje të SHBA-së nga NATO: “Kjo është padyshim diçka për të cilën duhet të mendojmë”, tha ai. “Nuk kam nevojë që Kongresi të marrë atë vendim”. Megjithatë, në vitin 2023, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që kërkon miratimin e Kongresit për çdo tërheqje të mundshme./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit