Presidenti ukrainas, Vlolodymyr Zelensky ka thënë se rusët po përgatiten për një sulm të ri në Donbas. Ai ka thënë se nëse Putini do të ndërmarrë këtë hap, do të futet në një rrugë pa krye.
“Po përgatitemi për sulme të reja ruse në Donbas. Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë neutralizuar dhe i ashtuquajturi operacioni special ka dështuar. Populli do i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së realitetit”, tha Presidenti rus.
Zelensky tha më tej se do të bëjnë gjithçka për flamurin ukrainas, ligjin dhe jetën në atë shtet.