Kryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar me Taulant Ballën në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai ka kërkuar që takimi të bëhet me praninë e kamerave.
Përmes një deklarate për media në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj u shpreh se nuk i shmanget procesit dhe se do të ulet në orën 18:00 me përfaqësuesit e PS-së për të diskutuar në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë Presidenti i ri i Republikës.
Vetëm nëse dakordësohen për kriteret, atëherë negociatat mund të kalojnë te emrat u shpreh Alibeaj.
“Presidenti duhet të zgjidhet për shkak të vlerave që mbart dhe jo se biem ne dakord këtu. Prandej kemi gjykuar të ketë një proces, të ketë ca regulla të ketë ca kritere dhe nëse pranohet ky qëndrim nga mzhoranca mund të kalohet te emrat. Spërdredhjet e maxhorancës janë të tilla pasi e dinë që në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet me 71 vota.
Unë isha i gatshëm që tani, këto historitë që jam i gatshëm po nuk jam i gatshëm, këto jo. Ka më mirë se aty, ju ishit prezent, përpara kamerave, publiku ishte duke e ndjekur, se për publikun po e bëjmë.
Ka sens të bëhet dhe të zgjidhet brenda tre raundeve të para. Të zgjedhim një president që mos të jetë zgjedhje e palëve politike, por të jetë zgjedhur për shkak të vlerave që mbart.
Të dukem që unë po shmangem, unë që i çoj letra, i them që ta mbanim diskutimin që tani. Nuk merrem me lojra unë jam serioz. E kanë të shkruar dokumentin, ta lexojnë ta pranojnë. Ose nëse duan ta shtojnë le ta shtojnë, kështu vendoset dialogu i hapur përmes letrave”, tha Alibeaj.









