-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ballkani i Hapur na largon nga BE-ja,” Gjukanoviç nuk pajtohet me Abazoviçin

Kryesoret

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç është shprehur kundër Ballkanit të Hapur, ndryshe nga kryeministri Abazoviç, i cili ka mbajtur një qëndrim më të butë.

Gjukanoviç, pas takimit që pati të martën me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, tha se Malit të Zi dhe shteteve të rajonit u duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo alternativat, siç e quajti ai ‘Ballkanin e Hapur’.

 ‘Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit’, tha Gjukanoviç, raporton  ‘CDM.me’.

Pos Malit të Zi, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ‘Ballkanin e Hapur’ nuk e kanë përkrahur as Kosova e as Bosnjë-Hercegovina.

 ‘Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t’i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së’, theksoi Gjukanoviç.

Presidenti i Malit të Zi, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit